16:35 / E enjte, 16 Mars 2017

Svilanoviq: Niveli më i lartë i integrimit ekonomik rajonal do të ndihmojë ekonomitë e rajonit

Svilanoviq: Niveli më i lartë i integrimit ekonomik rajonal do të ndihmojë ekonomitë e rajonit

"Për të rifilluar konvergjencën me BE, Ballkani Perëndimor,  ekonomitë duhet të shikojnë jashtë kufijve dhe jashtë ekonomive të vogla kombëtare,", kështu ka thënë Sekretari i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC)  Goran Svilanovic, në hapjen e Takimit të Tretë mbi Koordinimin e Donatorëve në Ballkanin Perëndimor, sot në Sarajevë.

Takimi shërben si një platformë për diskutimin e vazhdueshëm dhe të planifikuar të donatorëve, si dhe me nevojat dhe prioritetet për periudhën 2017 - 2019 nga perspektiva të ndryshme. Ai pritet të rezultojë në një pasqyrë më të qartë rreth asaj se cilat janë boshllëqet reale të financimit në nivel rajonal dhe se si rajoni mund të bashkëpunojë më mirë së bashku për të zvogëluar ato boshllëqe.  

"Takimi i sotëm vjen në një kohë të kërkuar, pasi që është i rrënuar nga një numër i madh sfidash politike, ekonomike dhe sociale, sikur në rajon ashtu edhe në kontekst më të gjerë evropian dhe global. Niveli më i lartë i integrimit ekonomik rajonal, në fushën e tregtisë, investimeve, lëvizshmërinë e punës, të garantuar nga infrastrukturë e integruar më e mirë, mund të sjellë ekonomitë në nivelin e nevojave tona në rajon, "shtoi Svilanoviç.

Në fjalën e tij hyrëse, Nicholas Cendrowcz, zëvendës shefi i Programit për Bashkëpunim Rajonal në Ballkanin Perëndimorë nga Komisioni Europian, ka thënë se, shikuar nga perspektiva e BE-së, Ballkani Perëndimor është shumë i pranishëm në agjendën Evropiane, dhe shtoi se bashkëpunimi rajonal nuk është një zëvendësim për anëtarësim në BE por është një pjesë e udhëtimit të rajonit në BE.

"Bashkëpunimi rajonal do të sjellë rajonin më shpejt në BE, që është emri i lojës në marrëdhëniet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, ka vënë bashkëpunimin rajonal në praktikë dhe kjo është shumë e rëndësishme ", theksoi Cendrowic.

Takimi tërhoqi vëmendje të veçantë sa i çështjeve të zhvillimit ekonomik, si dhe të sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë, përmes diskutimeve, duke përfshirë një numër të zyrtarëve të nivelit të lartë nga rajoni si: Aleksandar Andrija Pejovic, ministri malazez i Çështjeve Evropiane, Arban Abrashi, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë, Milena Harito, Ministri për Inovacionin dhe Administratën Publike, Matteo Rivellini, Udhëheqës i Divizionit Bankës Europiane të Investimeve për operacionet e huadhënies në Slloveni, Kroaci dhe Ballkanin Perëndimor; Sanja Dimitrievska, Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Brendshme të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, dhe Gazmend Turdiu, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme RCC.

Konferenca koordinimi i donatorëve është një ngjarje vjetore, prezantuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal në 2015. Ajo mblodhi së bashku përfaqësues të qeverisë nga Ballkani Perëndimor, donatorë të mëdhenjë ndërkombëtare, organizata rajonale, institucionet financiare ndërkombëtare, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë.

Temat:
Lexo të tjera