18:27 / E premte, 06 Janar 2017

Ulen pritshmëritë për investime të huaja

Ulen pritshmëritë për investime të huaja

Në vitin 2008, VMRO-DPMNE premtonte se deri në vitin 2012 investimet e huaja do të tejkalojnë shifrën prej 700 milionë euro në vit. Kur vërejti se kjo është larg mundësive në zgjedhjet e fundit shpalli vetëm “Rritje të konsiderueshme të investimeve të huaja”, shkruan REL, transmeton Zhurnal.

Maqedonia dëshiron investime të huaja, por investitorët e huaj nuk e duan Maqedoninë. Në vitet e fundit pritshmëritë e investitorëve të huaj ishin në krye të agjendës, sidomos të VMRO-DPMNE-së. Duke kaluar vitet, ulen dhe pritshmëritë.

Në fushatën parazgjedhore në vitin 2008, VMRO-DPMNE premtonte investime të huaja të cilat deri në vitin 2012 duhej të tejkalonin shifrën prej 700 milion eurove në vit. Kur llogaritja nuk doli, para zgjedhjeve të ardhshme në vitin 2011 premtonin investime të huaja që deri në vitin 2015 të mbërrijnë shifrën e 600 milion eurove në vit, por pasi edhe kjo nuk u arrit, para zgjedhjeve në vitin 2014 I ulen pritshmëritë nga 3 deri 5 përqind nga BPV, gjegjësisht nga 250 deri në 500 milion euro. Kur u pa se edhe kjo është rëndë që të arrihet, para zgjedhjeve në vitin 2016, VMRO-DPMNE nuk përmend numra, por theksojnë se presin “rritje e konsiderueshme të investimeve të huaja”.

Nga ana tjetër, LSDM para fushatës parazgjedhore kanë deklaruar se fokusi do të jetë mbi ndërmarjet vendore dhe investimet e huaja.
Njëri nga drejtorët e zonës zhvillimore teknologjike në Tetovë, e cila tani për tani është e vetmja e cila drejton me princip në partnerin privato-publik, Arben Halili, thotë se në programet parazgjedhore ekzistojnë dëshira, por jo edhe pritshmëri të bazuara në plane reale.

“Vendi jonë disa vite me radhë po përballet me një politikë jostabile. Asnjë kompani e huaj serioze nuk do të investonte sinqerisht në këtë vend, pamvarsisht përqindjes së fitimit që do ta fitonte me atë investim”, thotë Halili.

Gjithashtu profesori Zoran Ivanovski, thekson se ka një konkurrencë të madhe në tërheqjen e investitorëve të huaj. Maqedonia mundëson lehtësime të taksave, por të njëjtën gjë e bëjnë dhe vendet tjera, thot ai.

“Të drejtohet një politikë e shëndoshë në tërheqjen e investimeve të huaja, por nuk mundet që të mbështetet i gjithë zhvillimi ekonomik në atë komponentë. Ajo që seriozisht duhet të meret parasysh është mundësia që të tërhiqen investitorët maqedonas nga diaspora, pavarësisht investitorëve vendas që veç më janë këtu, sepse themeli i zhvillimit të ekonomisë duhet të bazohet në akumulimin vendas dhe tek investitorët vendas” thotë Ivanovski

Investimet e huaja në 10 muajt e para të vitit të kaluar kanë qenë 197 milion euro, tregojnë të dhënat e fundit nga banka popullore. Deri në fund të vitit, me siguri do të arrijnë mes 200 dhe 250 milion euro, e cila është 2.5 përqind e BPV.

Lexo të tjera