18:16 / E Premte, 22 Qershor 2018 / k.v

Ekskluzive: Albin Kurti i shkon në shtëpi Isa Mustafës

Dy liderët e partive më të mëdha opozitare në vend, Albin Kurti e Isa Mustafa e kanë patur sot një takim një orësh.

Burimet e Indeksonline mësojnë se Kurti ka shkuar në shtëpinë e Mustafës në mesditën e sotme duke zhvilluar një takim një orësh me të.

Nuk dihet cila ka qenë tema e takimit, por me shumë gjasa mund të jetë diskutuar ndonjë bashkëpunim mes dy partive në idenë e përbashkët për rrëzimin e qeverisë.

Kurti ishte pjesë e VLAN-it së bashku me Isa Mustafën e LDK-së, por që ky koalicion doli të jetë i dështuar./Indeksonline/