17:20 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: FFK dënon me masën më të rreptë Dritën (Dokument)

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në kuadër të Federatës së Futbollit ka marrë vendim për incidentet e shkaktuara në ndeshjen e Supërkupës së Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës e zhvilluar më 13 gusht, raporton Indeksonline.

Indeksonline ka siguruar vendimin e FFK-së ku Kf.Drita dënohet me të holla prej 10 mijë eurove dhe zhvillimin e dy ndeshjeve zyrtare sipas radhës në fushën e vet pa praninë e shikuesve.

Ky vendim vjen pas incidenteve të tifozëve dhe hedhjen e fishekzjarrëve në fushë në ndeshjen e Supërkupës së Kosovës në mes të kampionit të Kosovës Dritës dhe Kf.Prishtina si fituese e Kupës së Kosovës.

Në këtë ndeshje u bë edhe inaugurimi zyrtar i stadiumit të renovuar “Fadil Vokrri”, ndërsa ndeshja dhe organizimi u monitorua dhe inspektua edhe nga zyrtarët e UEFA-s.

Ky është vendimi me dënimin më të lartë në të holla i shqiptuar ndonjëherë nga FFK./Indeksonline/.