09:57 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

EKSKLUZIVE: Grupi kriminal malazez nën masa të rrepta sigurie dërgohet në Gjykatë (Foto)

Mario Millosheviq, Jovan Paviqeviq, Strahinja Danokoviq dhe Laureta Zuba, të cilët u arrestuan të mërkurën mbrëma në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, janë dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku pas pak pritet tu caktohet masa e paraburgimit.

Grupit që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje e kidnapime të kryera në Mal të Zi, pas pak do tu konfirmohet masa nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Indeksonline ka siguruar pamje ekskluzive gjatë dërgimit të tyre në Gjykatë.

Nën masa të rrepta sigurie ata nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë janë nisur drejt Pallatit të Drejtësisë.

Dy nga të arrestuarit, përveç urdhërarrestit ndërkombëtar për vrasje, dyshohet të jenë përfshirë edhe në veprat penale: ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të armës’.

Indeksonline sot publikoi edhe foto nga provat e konfiskuara në operacionin e së mërkurës, ku shihet drogë e armë e kapur në banesën dhe veturën e të dyshuarve./Indeksonline/