11:38 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Haradinaj merr vendim për pagat

Gjykata Kushtetuese mori vendim dje që rritja e pagave për kabinetin qeveritar nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk është dëshmuar se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave përbën çështje të nivelit kushtetues.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pas këtij vendimi, kryeministri Haradinaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të shfuqizoi pezullimin e vendimit për rritje të pagave.

Pas shfuqizimit që sot pritet të bëjë kryeministri, Ministria e Financave obligohet që të implementoi vendimin./Indeksonline/