17:51 / E Premte, 25 Maj 2018

Ekskluzive: Ismet Munishi trajner i skuadrës në Ligën e Parë

Ismet Munishi do të jetë trajner i ri i Besës nga Peja. Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri i njohur kosovar.

Në një prononcim për Indeksonline, Munishi ka thënë se ka arritur marrëveshje 1 vjeçare me Besën.

“Kam arritur marrëveshje me Besën nga Peja. Jam shumë i kënaqur me këtë. Kjo është hera e parë për mua dhe Besën që do të garojmë në Ligën e Parë, por bëhet fjalë për një projekt madhor. Do ta sjellim shpejt Besën në një situatë që do ta ketë fjalën kryesor në futbollin kosovar” ka thënë Munishi./Indeksonline/