11:10 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Limaj: Seanca për demarkacionin mbahet të martën

Seanca për votimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi sipas të gjitha gjasave do të mbahet të martën në ora 14:00.

Lajmin për ‘Indeksonline’, e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.

Ky i fundit ka thënë se Qeveria i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, që të thërrasë seancën ditën e marte.

Më tutje, ai ka bërë me dije se kjo shtyrje e seancës është bërë për faktin se në vend nuk gjenden disa deputetë.

Ndryshe, Limaj ishte angazhuar maksimalisht  në arritjen e marrëveshjes mes palës kosovare dhe malazeze për çështjen e demarkacionit./Indeksonline/