10:06 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Fadil Vokrrit

Legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri ka patur probleme me shëndet në orët e para të ditës së sotme.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Vokrrit i është përkeqësuar gjendja në një nga lokalet e kryeqytetit.

I pari i futbollit kosovar dyshohet se ka patur sulm në zemër në bazë të indikacioneve të para. Prania e një personi me nacionalitet të huaj ka bërë që Vokrri të marrë suksesshëm ndihmën e parë.

Në bazë të reagimeve nga vendi i ngjarjes, Vokrri mund ta ketë kaluar më te keqen.

Indeksonline do të iu mbajë të informuar për këtë rast./Indeksonline/