14:06 / E Enjte, 21 Qershor 2018

EKSKLUZIVE: Troket Gjykata Speciale, intervistohet një dëshmitar

Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës ka nisur punën në terren.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se një dëshmitar tashmë është intervistuar nga prokurorët në lidhje me një rast që mund të shqyrtohet si proces në Gjykatën Speciale.

Sipas burimeve, dëshmitari është intervistuar në Belgjikë disa muaj më parë dhe se të gjitha shpenzimet e tij i ka marr përsipër Prokuroria.

Dëshmitari (emri i njohur për redaksinë) është pyetur në detaje për një vrasje që ka ndodhur pasluftës në Kosovë.

Por, pavarësisht këtyre lëvizjeve në Zyrën e Prokurorit tё Specializuar, zyrtarisht ende asnjë aktakuzë nuk është ngritur në Gjykatën Speciale.

Pas hyrjes në fuqi të Rregullores së Procedurës dhe të Provave më 5 korrik 2017, Dhomat e Specializuara të Kosovës mund të marrin dhe të procedojnë parashtrime gjyqësore, ndër të cilat edhe parashtrime në lidhje me çfarëdo akuzash./Indeksonline/