16:51 / E Premte, 27 Prill 2018

Eksperiment social: “Rrëmben” vajzën, e gjitha ndodhë nga pakujdesia e nënës

Ky është momenti kur një baba rrëmben vajzën e tij në parkun e lodrave, si pjesë e një eksperimenti social.

Ky eksperiment është zhvilluar në qytetin rus Surgut, kurse kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur nëna e vajzës që nuk ishte pjesë e eksperiment, po mbikëqyrte lëvizjet e bijës së saj.

Por, është interesant se si për arsye të panjohura, ajo largohet për pak minuta nga parku, duke e lënë të bijën vetëm. Dhe derisa ajo po luante, “rrëmbyesi” shfaqet në vendin e ngjarjes.

Pa u menduar dy herë e kapë me dhunë edhe pse vajza i reziston, më pas e fut në veturë derisa kalimtarët e rastit e shikonin duke mos ndërmarrë asgjë.

Dhe në momentet më kritike, kthehet nëna e saj e cila mbetet e shokuar kur e kupton se bija e saj ishte zhdukur.

“Arsyeja e realizimit të këtij eksperimenti social, është se prindërit për asnjë moment nuk duhet të largohen nga fëmijët në veçanti kur janë jashtë. Mund t’ju ndodhë gjithçka – kurrë nuk i dihet”.