08:17 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ekspertiza: Si u goditen viktimat e masakrës në Vlorë

Viktimat e masakrës në Vlorë i janë nënshtruar ekspertizës mjekoligjore.

Fillimisht, ekspertiza u është bërë dy fëmijëve të familjes Zykaj dhe më pas i janë nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore viktimave të tjera.

Burimet nga mjekësia ligjore thanë për mediat se viktimat kanë plagë të shumta nga plumbat e kallashnikovit dhe plagët i kanë marrë në bust dhe në kokë.

Afërdita Zykaj është goditur nga 6 plumba. Azemi Zyka është goditur me 4 plumba dhe të katërt i ka në kokë. Djali i vogël është goditur nga tre plumba ndërsa vajza 4 plumba.

Policia e ka rrethuar spitalin me një perimetër duke mos lejuar afrimin e gazetarëve. Ndërkohë, mbetet ende i pa qartë numri i të plagosur. Por, konfirmohet se dy prej tyre kanë përfunduar në sallën e kirurgjisë të spitalit rajonal të Vlorës.