11:00 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Eksplodon një iPad, lëndohen 3 punëtor të ‘Apple’

Tre punëtorë të kompanisë “Apple” janë trajtuar për lëndime të vogla pasi që një bateri e ‘iPad’  eksplodoj në një dyqan në Amsterdam, transmeton Indeksonline.

Tre punëtorët besohet të kenë pasur probleme me frymëmarrje pasi bateria u kaplua nga flakët. Zjarrfikësit u thirrën dhe ata u marrën me ‘iPad-in’ dhe e ajrosën dyqanin. Kompania “Apple” tha se po e heton rastin .

Nuk është hera e parë që po ndodhin probleme të tilla me bateritë. Që nga koha kur kompania elektronike ka filluar me programin për zëvendësimin e baterive ka pasur probleme të tilla./Indeksonline/