15:20 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Eksploziv në zyrën e Kryeministrit Haradinaj

Në Zyrën e Kryeministrit ka arritur një pako nga “Xhorxh Majkëll”, në të cilën nuk kishte ndonjë dhuratë, por krejt diçka tjetër – hiç më pak se dy kilogramë eksplozivë të llojit tritol.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus merr vesh nga burimet e veta se krejt kjo ishte bërë për ta testuar sigurinë në Zyrën e Kryeministrit dhe objektin e Qeverisë. Nga kjo del se gjithçka kishte dështuar në këtë aspekt, duke kaluar të gjithë filtrat e sigurisë.

Simulimi është bërë në koordinim me Zyrën e Kryeministrit.

Mediumi e ka pyetur Zyrën e Kryeministrit për këtë çështje, por kanë thënë se nuk kanë pasur raste të tilla.

“Ne nuk kemi pasur ndonjë incident në praktikë, për të cilën ju po aludoni dhe as informacione për një gjë të tillë”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Ajo ka shtuar se për sigurinë e kryeministrit dhe objektit të Qeverisë kujdeset Policia e Kosovës.

Por jo vetëm kaq – edhe dy raste tjera të simulimit në ndërtesën e Qeverisë kanë rezultuar të suksesshme.

Rasti tjetër ka qenë kur një “mekanik” ka arritur të hyjë në ndërtesën e Qeverisë me dy armë të llojit zolë.

Kurse një person në cilësinë e një “invalidi” ka arritur që brenda objektit ta fusë në pushkë të gjatë. Krejt kjo në kuadër të simulimit.

Sipas mediumit, për dështimin e sigurisë në Zyrën e Kryeministrit dhe në objektin e Qeverisë janë shkarkuar katër persona, përfshirë dy policë dhe një rreshter.

Simulimi është bërë nga Njësia Antiterrorizëm në kuadër të Policisë së Kosovës, e cila bën simulime për sigurinë në institucione.

Lidhur me këtë rast ka dhë përgjigje edhe Policia e Kosovës. “Nuk behet fjale për ndonjë tentim sulmi apo hyrje te ndonjë mjeti eksplodues ne objektin ne fjale, por ju informojmë se Policia e Kosovës në vazhdën e inspektimeve periodike, me qellim te avancimit te punës , profesionalizmit si dhe vlerësimin e punës dhe gatishmërinë e zyrtarëve policor që janë të angazhuar në ofrimin e sigurisë së objekteve policore dhe institucioneve shtetërore,  si dhe testimin e nivelit të funksionalitetit të pajisjeve të sigurisë në dispozicion, ndërmerr edhe testime simuluese të situatave nga më të ndryshme.

“Varësisht prej rezultateve dhe të gjeturave nga këto inspektime (testime) dhe pas analizave të mirëfillta, PK planifikon trajnime adekuate për stafin e angazhuar, inicon kërkesa për blerjen e pajisjeve më të avancuara dhe që do ti përgjigjen kohës, apo ne rast te ndonjë lëshimi eventual  ndërmerr masa disiplinore ndaj zyrtareve policor”, përfundon përgjigja e tyre./Indeksonline/

 

Temat: