23:33 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

“El Nino” nesër vendos për të ardhmen

Fernando Torres pritet që gjatë ditës së nesërme të vendos për të ardhmen.

Sulmuesi legjendar spanjoll është larguar përfundimisht nga Atletico Madrid, shkruan IndeksOnline.

34-vjeçari nuk ka preferuar të pensionohet, kështu dita e nesërme (e marte) do të jetë ajo që do të vendoset për të ardhmen.

Ish-sulmuesi i Chelseat, spekulohet se mund të shkojë te klubi i Sydney në Australi.

Kujtojmë që Torres luajti për klube si Liverpool, Chelsea, Milan dhe Atletico./IndeksOnline/