11:52 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Elbenita Kajtazi do të performojë nën dirigjimin e dirigjentit të famshëm Kent Nagano

Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi përmes llogarisë së saj Facebook ka ndarë një lajm të rëndësishëm me miqtë e saj.

Kajtazi që jeton dhe vepron në Gjermani e që po shënon sukses anëmbanë botës me vokalin e saj, ka treguar që më 25 Gusht do të perfmojë në Hamburg nën dirigjimin e dirigjentit me famë botëore Kent Nagano, shkruan Indeksonline.

Ky është statusi i saj i plotë:

Të dashur miq e të afërm. Jam tej mase e lumtur t’iu kumtoj një lajm të mrekullueshëm sot. Më 25 Gusht të këtij viti, do të performoj “I Feel Pretty” dhe duetin “Balcony Scene” nga “West Side Story” të Leonard Bernstein me Philarmonisches Staatsorchester Hamburg nën dirigjimin e dirigjentit me emër botëror KENT NAGANO. Në këtë koncert poashtu do të performojnë edhe solo-artist të tjerë siç është pianisti i njohur rus Nikolai Lugansky.

Musafir të mirëpritur në këtë koncert do të jenë pianistët Nikolai Lugansky dhe Stephan Kiefer, klarinetisti Sharon Kam si dhe nga Opera e Hamburg-ut dhe Oleksiy Palchykov.