23:25 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Elez Blakaj gjatë bisedës me një qytetar: Marre ju koftë, nuk bëhet kështu drejtësia

Ish-prokurori Elez Blakaj, ka biseduar me një qytetar, për rastin e publikimit të emrave që janë nën aktakuzën për ‘veteranë të rrejshëm’.

Ai në një bisedë në Facebook, ka folur me një qytetar të quajtur Dardan Krasniqi, të cilit i ka thënë se rreth dy mijë persona janë përfshirë në aktakuzë, të cilët sipas Blakajt nuk kanë qenë pjesë e aktakuzës së tij.

Madje, ai shton se kjo ka mundur të jetë bërë me qëllim të komprometimit të hetimit të tij.

Ai shton duke thënë: marre ju qoftë, se kështu nuk bëhet kështu drejtësia.