21:43 / E Shtunë, 13 Janar 2018

Elita dhe Gjiko me puthje pasionante nga Ishujt Maldive (Foto)

Është një nga çiftet më të dashura dhe më të komentuara të momentit.

Bëhet fjalë për reperin Gjiko dhe prezantuesen Elita Rudi. Çifti ka ditë që janë duke qëndruar në Ishujt Maldive, ndërsa shihen tejet të dashuruar në krahët e njëri-tjetrit, shkruan Indeksonline.


Ata nuk hezitojnë as në rrjete sociale ta shprehin dhe ta tregojnë dashurinë që kanë. Vetëm sot kanë postuar disa fotografi, madje tejet intime, por shumë të bukura.

Këto fotografi duken mahnitëse, njësoj si në përralla, e tillë duket edhe lidhja e tyre./Indeksonline/