17:00 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Elita dhe Gjiko si në harem! Bëjnë pedikyr në Ishujt Maldive (Foto)

Elita Rudi dhe Gjiko ka ditë që janë duke qëndruar në Ishujt Maldive.

Një nga çiftet më të komentuara të momentit po e shijojnë plazhin, diellin dhe dashurinë e tyre në krahët e njëri-tjetrit, shkruan Indeksonline.

Prezantuesja dhe reperi të cilët gjithashtu janë tejet aktiv në rrjetet sociale shpesh po ndajnë më fansat dhe ndjekësit e tyre edhe momente nga pushimet e tyre.


Së fundmi është Gjiko ai që ka postuar një video në instastory, ku shihet bashkë me të dashurën e tij, duke bërë pedikyr. Kjo ka befasuar shumë kënd, por gjithsesi kjo tregon edhe një anë tjetër të tij, atë të mirëmbajtjes së trupit dhe pastërtisë./Indeksonline/