23:05 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Elita tregon se si Gjiko e bëri për vete! Gjesti i reperit do t’iu shkrij së qeshuri

Lidhja e dashurisë së Gjikos me Elita Rudin është komentuar shumë nga mediat për faktin që çifti në fillim preferuan mos ta bënin publike, por gjatë verës me anë të fotove që postonin, e konfirmuan se janë bashkë. E që prej atëherë çdo e re rreth tyre përbën lajm.


Çifti është i ftuar sot në “Xing me Ermalin” ku kanë zbuluar për herë të parë si nisi historia e
tyre e dashurisë e fillimet e lidhjes.

“Gjiko më ka bërë për vete vetëm sepse më ka lënë të flas. Rregulli i parë për të bërë një femër për vete është ta lësh të flasë”, u shpreh Elita.

Ndërsa Gjiko u shtri në prehrin e moderatores duke u shprehur: “Burri i fortë vetëm ja fut gjumit dhe thotë Fol vetë” duke i bërë të gjithë të qeshin.