20:41 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Elon Musk: Tesla ka falimentuar!

Elon Musk ka shfrytëzuar ‘1 prillin’ duke publikuar në rrjetin social Twitter se prodhuesi i automjeteve elektrike ka falimentuar.

Musk ka shkruar se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të markës për të mbledhur para, asgjë nuk ka qenë në gjendje të ndihmojë kompaninë.

“Megjithë përpjekjet intensive për të mbledhur para, duke përfshirë një shitje në masë të vezëve të Pashkëve, jemi të trishtuar të raportojmë se Tesla ka falimentuar totalisht” . /IndeksOnline/

Temat: