16:56 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Elvana Gjata edhe aktore, poston pjesë nga filmi i saj i parë

Elvana Gjata përveç një këngëtare e suksesshme, veten po e sprovon edhe në aktrim.

Ajo ka postuar disa imazhe dhe një video të shkurtër, ku jep detaje për projektin e saj të parë kinematografik, shkruan Indeksonline.

‘Kaq gjatë e kam pritur këtë moment. Filmi im i parë, e dua këtë komedi me gjithë zemër. Shumë krenare me gjithë ekipin që kanë punuar aq shumë’, ka shkruar Elvana.

 

Ndryshe titulli i komedisë mban titullin ‘Dy gisht mjaltë’ dhe do të shfaqet në muajin dhjetor në të gjitha kinematë shqiptare./Indeksonline/