23:36 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Elvis Naçi po kryen obligimin e Fitrave, do gëzojë shumë familje me produkte ushqimore

Në prag të festës së Fiter Bajramit, shumë njerëz zgjedhin që të kryejnë obligimin e tyre për dhënien e Fitrave, me aq mundësi sa kanë.

Njëkohësisht është pikërisht teologu Elvis Naçi i cili ka nisur të kryejë këtë detyrë, duke siguruar ushqim për shumë familje në mënyrë që të kenë të mbushur tavolinën e tyre për këtë festë shumë të rëndësishme për të gjithë myslimanët, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Ne krye te detyres per shperndarjen e Fitrave, Jam i kenaqur qe per Bajram Mijera Familje do e kene tryezen te mbushur! Zoti i Gjithesise ju shperblefte dhe begatofte te gjitheve. Amin.

Temat: