07:12 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Elvis Naçi sot në Prishtinë, ligjëron në këtë xhami!

Imami i njohur nga Tirana, Elvis Naçi sot do të vije në Kosovë, respektivisht në qytetin e Prishtinës, për të ligjëruar në xhaminë “Pavarësia-Mulla Sherif Ef.Ahmeti” e cila gjendet në “Kodrën e Trimave”, shkruan Indeksonline.

Vizita e Naçit po bëhet me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kësisoj, ardhja e hoxhës nga Shqipëria është bërë me lejen e BIK-ut, transmeton Indeksonline.

“Me kënaqësi që buron nga thellësia e zemrës ju informoj se kjo xhuma do të ligjëroj në Prishtinë me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, pavarësia e Kosovës ishte shenjë e madhe që Shqiptaria ka filluar të lartësohet”, thuhet në njoftimin e Imamit. /Indeksonline/

 

 

Temat: