08:22 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Emery shpjegon çfarë mungoi kundër Chelsea

Unai Emery, trajneri i Arsenal, e ka shpjeguar me këto fjalë humbjen e pësuar kundër Chelsea, e dyta radhazi në kampionatin anglez. “Para ndeshjes kemi thënë se duhej të përmirësoheshim dhe të bënim një analizë, të ishim më luftarakë në çdo ndeshje dhe të dinim të mësonim gjatë ndeshjes”, ka thënë spanjolli.

“Mendoj se kjo mund të ndodhë. Kemi patur një reagim të mirë pasi kemi kaluar 2-0 në disavantazh. Detyra jonë është vetëm të përmirësohemi, të gjejmë një ekuilibër mes momenteve mbrojtëse dhe sulmuese”, ka vazhduar Emery.

“Në fund të ndeshjes kemi patur në fushë dy mesfushorë që ishin Torreira, i cili është 22 vjeç, dhe Gundeouzi, që është 19. Më pas është e qartë, duhet të fitojmë. Kundër west Ham, në ‘Emirates Stadium’, kemi një përgjegjësi të madhe”.