18:16 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Emina Cunmulaj flet për sfidat e të qenit nënë, tregon dhimbet dhe sakrificat (Foto)

Bëhet fjalë për modelen e njohur e cila ka pak kohë që ka lindur fëmijën e saj të dytë, transmeton Indeksonline.

Mia Soraya erdhi në jetë e shëndosh duke e lumturuar shumë modelen dhe bashkëshortin e saj iranian, Sam Nazarian.

Por në postim të bërë së fundi nga vet Emina në “Instagram”, ajo tregon sakrificat dhe sfidat e të qenit nënë.

“Dashuria dhe dhimbja e fëmijës së sapo lindur.

Gjërat që i dimë ne si nëna i harrojmë për i kujtojmë sërish.

Dhimbjet e mitrës kur ushqen me gji nuk janë shaka, në disa raste dhimbjet janë aq të këqija sa edhe dhimbjet e lindjes, por ne si gra jemi të paarritshme sepse ne luftojmë përkundër çdo  gjëje, në mënyrë që fëmijët tonë të jetë të shëndosh dhe të marrin vlerat ushqyese që ata meritojnë. Ndjej privilegj çdo herë që ushqej me gji, sepse e di që shumë gra mundohen dhe është një gjë e vështirë” ka shkruar ajo në këto imazhe./Indeksonline/