20:27 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Emina Çunmulaj: Më vjen keq vajza, burri im është më i miri (Foto)

Emina Çunmulaj njihet për jetën e saj luksoze që bënë.

Modelja e famshme me prejardhje shqiptare, duket të jetë shumë e dhënë pas bashkëshortit të saj, nga i cili jo rrallë herë befasohet në mënyra të ndryshme- shkruan Indeksonline.

Me rastin e ditës së të dashuruarve, Emina ka pranuar dhuratën më të mirë nga ana e tij.

Një dhomë e stolisur pikërisht për këtë datë, ka bërë që Emina të ndihet femra më me fat në botë.

“Më vjen keq vajza, por bashkëshorti im është më i miri në botë”, ka thënë ajo mes tjerash në një video disa sekondëshe të publikuar në InstaStory.

Kujtojmë se Emina shumë shpejt pritet të bëhet nënë për herë të  dytë.

Ndryshe, i dashuri i saj bilioneri- Sam Nazarian kujdesët që çdo dëshirë t’ia plotësojë bukuroshes shqiptare./Indeksonline/