15:28 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Emocionuese, elefanti i verbër vallëzon me tingujt e pianos (Video/Foto)

Ky është momenti i pabesueshëm kur një elefant i verbër fillon të kërcej me muzikën që e luante me piano një burrë në mes të xhunglës.

Pianisti Paul Barton ka sqaruar se si elefanti i gjinisë femërore, Lam Duan filloi të kërcej kur dëgjoi tingujt e pianos, transmeton Indeksonline.

Elefanti 62 vjeçar lëvizte kokën majta e djathtas kur piano nisi të tingëllonte, në mes të Tajlandës.

“Ishte zemërthyese, kur ndalej muzika ajo ndalonte, kur filloja të luaja me piano, elefanti i verbër fillonte të lëviz menjëherë”, ka thënë pianisti.

Temat: