19:46 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Emocionuese: Elvis Naçi e bënë me shtëpi të re fëmijun që vuan nga kjo sëmundje! [Video]

Imami i njohur shqiptar, Elvis Naçi njihet si njeriu që e çmon shumë bamirësinë. Ai gjatë një emisioni televiziv ka njoftuar se ka bërë një bamirësi për një fëmijë 14 vjeçar i cili ka kohë që vuan nga një sëmundje e rëndë.

Gjatë këtij emisioni ka qenë i ftuar Elvis Naçi dhe 14 vjeçari ku edhe e ka emocionuar vogëlueshin duke ia dhënë lajmin se do të bëhet me një shtëpi të re.

Me këtë rast, djaloshi i emocionuar nga kjo situatë ka gjetur kohë të ia kushtojë një poezi Naçit duke thënë fjalë të mira për të në shenjë falënderimi për këtë të mirë që ia bëri.

Kështu,  Riad Mehmeti është në klasën e 7-të të shkollës fillore “Zahir Pajaziti”. Prindërit e tij e kishin mësuar kur djali i tyre ishte në moshën 11 vjeçare se vuan nga paraliza cerebrale, prej atij momenti fatkeqësisht Riadi kishte mbetur me aftësi të kufizuar, transmeton Indeksonline.

Më poshtë ndiqeni videon e plotë: