15:38 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

‘Ëndrra e Hamletit’ hap sonte festivalin ‘MonoAKT’ në Pejë

Edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës ‘MonoAKT’ do të nis sot në Pejë.

Në këtë event që është i karakterit garues edhe këtë vit marrin pjesë shfaqje nga vende të ndryshme të botës, ndërsa nuk do të mungojnë as aktivitete të shumta e risi, shkruan Indeksonline.

Një nga karakteristikat e këtij festivali është edhe udhëtimi apo vizita në vende të ndryshme turistike të Pejës, ku mysafirët ndërkombëtarë do të njihen me bukuritë e kësaj pjese.

Ndryshe festivalin sonte e hap monodrama ‘Ëndrra e Hamletit’ nga Mentor Zymberaj, i cili është edhe drejtor i kësaj ngjarjeje./Indeksonline/