15:18 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Enrique prezantohet te Spanja (Foto)

Luis Enrique është prezantuar si trajner te Kombëtarja e Spanjës.

Ish-trajneri i Barcelonës ka marrë drejtimin e spanjollëve pas problemeve në Kupën e Botës.

Federata fillimisht shkarkoi Lopeteguin pas marrëveshjes së këtij të fundit me Real Madridin për të vënë përkohësisht Fernando Hierron.

Enrique zyrtarisht do të nisë punën në ndeshjet e Ligës së Kombëve në shtator, ku Spanja është në grup me Anglinë dhe Kroacinë. /IndeksOnline/