09:59 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Enver Hoxhaj, vozitë veturë luksoze dhe posedon banesa e ‘kesh’!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka bërë deklarimin e tij të pasurisë për vitin 2018 pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Hoxhaj, ka deklaruar pasurinë e tij të paluajtshme në një vlerë prej 270 mijë eurove, ku përfshihen dy banesa, sipas të cilit janë blerë prej pagave dhe mëditjeve.  Teksa posedon edhe 14 ari tokë.

Zëvendëskryeministri, Hoxhaj ka deklaruar se vozitë një veturë të tipit “Audi A6” që arrin vlerën e 10 mijë eurove.

Edhe me kesh, Hoxhaj nuk qëndron keq, ku përveç që nuk ka borxhe në asnjë bankë, ai ka të depozituara 84.167.00 euro./Indeksonline/

Temat: