18:16 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Erdogan bisedë telefonike me Putin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.

Sipas informacioneve nga burimet presidenciale, presidenti Erdogan në bisedën telefonike gjatë vizitës së tij në Bayburt, me Putin kanë shkëmbyer mendime rreth çështjeve bilaterale dhe rajonale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në bisedën telefonike, Erdoğan dhe Putin shprehën kënaqësinë për trendin pozitiv të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare dhe bashkëpunimin që vazhdon në sferat e industrisë së mbrojtjes dhe energjisë mes Turqisë dhe Rusisë. Gjithashtu trajtuan zhvillimet e fundit rreth Sirisë dhe procesit të Astana-s.