09:38 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Erëra të fuqishme në Pejë, mobilizohet Drejtoria e Emergjencave (Video)

Rajoni i Pejës mbrëmë është përfshirë nga erëra të forta të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Drejtoria e Emergjencave është mobilizuar mëngjesin e sotëm dhe ka dalë në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara.

Indeksonline ka kontaktuar zyrtarin për informim në komunën e Pejës, Arianit Demaj, i cili tha se të gjitha dëmet janë materiale dhe nuk ka asnjë person të lënduar.

“Mbrëmë janë shkaktuar disa dëme nga erërat e forta. Fatmirësisht nuk janë shumë në numër, ndonëse ende nuk i kemi regjistruar që të gjitha. Deri më tani kemi informacione se të gjitha dëmet janë materiale dhe nuk ka asnjë person të lënduar”, ka deklaruar Demaj për Indeksonline.

Ai ka theksuar se janë duke punuar në terren që sa më shpejtë të arrijnë në shifrat e sakta të dëmeve të shkaktuara./Indeksonline/