17:16 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Erërat e forta rrëzojnë kulmin e një shtëpie në Prishtinë

Erërat e fuqishme sot kanë mbizotëruar në pjesë të ndryshme në Kosovë. Ku si pasojë e këtyre kushteve atmosferike janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Kështu, dëshmitarët për Indeksonline kanë treguar se dëme të mëdha nga erërat kanë pësuar në Prishtinë. Në rrugën “Mirsad Gashi” në kryeqytet përkatësisht në pjesën e ‘Kolovicës’ është dëmtuar kulmi i njërës shtëpie.

Sipas lexuesve të Indeksonline erërat e forta kanë bërë që të ndihen të rrezikuar  edhe nga rryma elektrike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrëfikësit të cilët kanë monitoruar situatën e krijuar.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës për shkak të erërave të forta ka lëshuar një njoftim për të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në hapërira të mbyllura derisa kushtet atmosferike të qetësohen.

Më poshtë Indeksonline ua sjellë disa fotografi nga dëmet e kësaj shtëpie në Prishtinë: