17:15 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Erion Veliaj zbulon dhuratën e Elvanës për ditëlindje (Foto)

Elvana Gjata u largua para pak kohësh nga Shqipëria për të bërë karrierë ndërkombëtare.

Por pas pak kohësh, këngëtarja e njohur kishte vendosur të rikthehet në Shqipëri duke bërë një koncert të madh me këngë akustike.

Këtë koncert ajo e kishte realizuar me rastin e ditëlindjes se saj me datë 3 shkurt.

Por së fundi, Kryetari i Tiranës, Erion Velia e kishte falënderuar Elvanën për disa fidanë të mbjellur po në këtë qytet.

“Shumë mirënjohës @elvanagjataaaa që për ditëlindjen e saj ? i dhuroi qytetit një qoshe e cila do të shfrytëzohet nga të gjithë studentët e arteve.?? Sa bukur kur secili lë një gjurmë në vendin ku është rritur,? ku është bërë e talentuar dhe pastaj ka shpërthyer si një histori suksesi.” , ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në “Instagram”./Indeksonline/