17:41 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ermal Meta bëhet pjesë e kauzës ‘Ti je një luledielli’ (Foto)

Këngëtari shqiptar me famë botërore Ermal Meta po qëndron në Tiranë.

Ai mbrëmë ka dhënë një koncert në sheshin ‘Skënderbej’ në kryeqendrën shqiptare.


Gjatë kësaj kohe ai është takuar edhe me personalitete të ndryshme shqiptare.

Ndërsa këngëtari që përfaqësoi Italinë këtë vit në Eurovizion, u bë edhe pjesë e kauzës humanitare ‘Ti je një luledielli’, nismë kjo nga prezantuesja shqiptare Albana Osmani.

Kjo e fundit ka postuar disafotografi ku shihen të dy veshur me bluzat e lulediellit e ku ka shkruar:

We love you ! Në te duam Ermal Meta! Faleminderit per thejshtesine per zemren per te mbeshtetur Femijet Shqiptare duke veshur bluzen me luledielli per te iu dhene atyre mesazhin e forces jetes dhe te ardhmes me diell ! Faleminderit Ermal Meta ❤ Në te gjithe e duam artin tend, ne cdo tingull , fjale e note qe percjell !