12:37 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Është 32 vjet më i vjetër, por më dhuroi seks të hatashëm…

E kam tradhtuar burrin me një burrë të vjetër sa babi im. Nuk e di se ç’më gjeti, e humba kontrollin dhe e tradhtova burrin me një moshatar të babit tim, tani ndihem në faj dhe nuk di si t’ia bëj.

Unë jam 26 vjeç ndërsa burri im është 37. Kemi pesë vite që jemi martuar dhe marrëdhënia jonë është e shkëlqyeshme.
Burri i vjetër jeton në fund të rrugës tonë. Ai ka 58 vjet dhe gruaja e tij u divorcua nga ai. Profesioni i tij është kopshtar dhe nuk ndaloj së foluri me të sa herë kaloj nga shtëpia e tij, gjë që më ndodhë shpesh.

Burri im njihet me të, por ai nuk e din se unë edhe ai kemi pasur ndjenja qysh kur unë isha adoleshente. Ai ishte mik me babin tim dhe e vlerësonte shumë. Sillej shumë mirë me ne sidomos pas kohës që vdiq babi im nga një sulm në zemër.
Një herë unë isha duke ecur në shtëpi nga dyqanet dhe ai doli nga shtëpia e tij. U ndalëm për një bisedë si zakonisht. Papritmas filloi të binte shi dhe ai më ftoi në shtëpi për një filxhan çaj.

Ato ditë pata ndërruar stilin e flokëve dhe minuk ndalej së komplimentuari pamjen time të re. Skuqesha sepse e dija se donte të tregonte diçka më tepër me këto fjalë.

U afrua dhe më kapi dorën. Gjëja tjetër që më kujtohet është puthja e tij magjike në buzë. Fillimisht u trondita por pas pak ja ktheva puthjen. Më dërgoi në dhomën e pritjes dhe përfunduam duke bërë seks. Ishte një dashnor pasionant dhe më jepte ndjenja të fuqishme. Por pas kësaj unë fillova të ndihem në faj.

U vesha dhe dola për në shtëpi sepse shiu kishte ndaluar. U pastrova para se burri im të kthehej nga puna. Unë dua që t’i tregoj burrit tim sepse ka ndodhur pa vetëdije por kam frikë se burri mund të shkojë dhe ta lëndojë atë.

A t’i them atij thjeshtë të largohet? Ajo ndodhi vetëm një herë dhe e di shumë mirë se nuk do ndodhë kurrë më.

Psikologjja:

Mund të lehtësohesh vet psiqikisht nëse i tregon, por do e lëndosh atë dhe kjo nuk do zgjidhë asgjë.

Zgjidhja më e mirë është ta mbash në vete dhe të kërkosh nga dashnori që edhe ai të bëjë të njëjtën gjë. Tregoji se ka qenë thjeshtë gabim dhe se do vazhdossh së qenuri grua e mirë.

Duhet të jesh e sigurt se kjo nuk do të ndodhë kurrë më, asnjëherë. Ndjenjat tua me këtë burrë lidhen edhe me ndjenjat e humbjes së babit, andaj largohuni prej tij./Indeksonline/

Temat: