11:02 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Është emëruar si mësuesja më e mirë në botë, thotë se është nëna e 1400 studentëve! (Video)

Kjo grua është emëruar si mësuesja më e mirë në botë, Andria Zafirakou para pak kohësh ka pranuar këtë çmim nga fondacioni “Varkey foundation”.

Ajo ka mësuar gjuhen bazike të 35 vendeve nga të cilat vijnë studentët që ajo mëson, për të ndërtuar lidhjet me ta dhe familjet e tyre.

“Çdo kulture e nga vendet tjera mund të mendoni se ekziston këtu. Kemi afërsisht 35 gjuhë të ndryshme që fliten në shkollën tonë. Kemi 85 % të studentëve të cilët kanë orë plotësuese në gjuhën angleze”, thotë kjo mësuese.

Çmimi si mësuesja më e mirë në botë, i solli asaj një shumë prej 1 milion dollarëve të dhuruara nga fondacioni “Varke Foundation”.

“Jam një nënë e 1400 studentëve”, thotë ajo duke qeshur.

Zafirakou shton se shumica prej këtyre studentëve që vijnë nga vendet tjera në Londër, kanë jetë të vështirë. /Indeksonline/