16:18 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ish polici dënohet me 15 vjet burg pasi e kishte plagosur ish-gruan e tij

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit (ish-polic) A.G për veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë, nga neni 179 par.1 pika 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari A.Gështë shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) viteve.

Gjykata ka konstatuar se me dt.04.02.2016, rreth orës 09:30, në Prishtinë, në rrugën “Xhavit Ahmeti”, i akuzuari A.G pas një përgatitje paraprake ka tentuar që me dhunë ta fus në veturën e tij të dëmtuarën B.C me qëllim që ta privoj nga jeta dhe pasi që e dëmtuara ka refuzuar, i akuzuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të kokës përkatësisht në syrin e majtë, nga e cila goditje të dëmtuarës i janë këputur indet e syrit të majtë, me ç’ rast tani të  dëmtuarës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të rrezikshme për jetë dhe me pasoja të përhershme për shëndetin.

Andaj me këtë ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë, nga neni 179 par.1 pika 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.