10:42 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Është shumë i shpejtë – arsyeja pse Mercedes-G65 AMG tërhiqet nga tregu

Disa modele G65 AMG të shitura në Amerikë janë tërhequr nga tregu për një arsye të çuditshme: Sepse janë tepër të shpejta kur shkojnë prapa.

Mercedes-AMG G65 SUV i cili ka 621 kuajfuqi ka një shpejtësi të limituar edhe kur shkon prapa.

Mercedes-Benz ka njoftuar një tërheqje fillimisht të 20 makinave.

Problemi është se limituesi i shpejtësisë në marshin prapa të këtyre makinave mund të dështojë duke bërë që makina të ec deri në 25 km orë në orientim prapa. Një lëvizje e timonit gjatë kësaj kohe dhe makina mund të bëhet e paqëndrueshme gjersa automjeti ka shansa të rrokulliset, sipas Mercedes. /IndeksOnline/

Temat: