12:28 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Euro bie, dollari rritet

Monedha euro shënoi rënie mëngjesin e ditës së somte kundrejt dollarit amerikan. Ajo ra me 0.1 për qind, duke u këmbyer me 1.1682 euro për dollarë amerikanë.

Por gjatë kësaj jave ajo shëoi një rritje prej 0.4 për qind pas plotë 6 javësh rënieje, si pasojë e shenjave të rënies në ekonominë e Eurozonës dhe paqendrueshmërisë politike në Itali dhe Spanjë.

Kundrejt paundit britanik ajo shënoi rritje.

Dollari kanadez ishte në nivele të qendrueshme mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan. Ai u këmbye me 1.2950 dollarë kanadezë për dollarë amerikanë, duke lënë pas kështu rënien e tij prej 0.65 për qind të shënuar gjatë nëj dite më parë.

Pesoja meksikane shënoi nivelin e saj më të ulët të këtyre 15 mujave të fundit, duke u këmbyer me 19.908 peso për dollarë amerikanë.

Ndërsa dollari amerikan avancoi kundrejt jenit. Ai u rrit me 0.2 për qind dhe u këmbye me 109.02 dollarë amerikanë për jen.

Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjatë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit avancoi me 0.1 për qind.

Paundi britanik ra me 0.2 për qind kundrejt dollarit amrikan, duke u këmbyer me 1.3273 GBP për USD.