17:41 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

EULEX e përsërit: Prej 15 qershorit s’ka më funksion ekzekutiv në sistemin e drejtësisë së Kosovës

EULEX përmes një deklarate për media dëshiron të qartësojë se pas fillimit të mandatit të tij të ri më 15 qershor, misioni evropian nuk ka më funksione ekzekutive në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Reagimi i EULEX-it vjen pas një deklarate të shpërndarë sot nga një medium në Kosovë, siç i është atribuuar zëdhënësit të EULEX-it.

“Si të tillë, nuk mund të caktohen lëndë për gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it, të cilët tashmë i kanë pushuar aktivitetet e tyre ekzekutive në EULEX”, përfundon deklarata.

Temat: