16:33 / E Premte, 08 Qershor 2018 / k.v

Evitohet rreziku, fiket zjarri afër Qeverisë (Foto)

Është evituar rreziku nga falka që kishte përfshirë garazhet e objektit, pranë ndërtesës kryesore të Qeverisë së Kosovës, raporton Indeksonline.

Autoritetet kanë arritur të bëjnë me kohë evakuimin e banorëve derisa aty është lokalizuar dhe më pas fikur zjarri që gati kishte qenë ti përfshijë edhe rezervarët me naftë.

Nga ky incident, që sipas banorëve ka mundur të jetë shkaktuar nga energjia elektrike, nuk ka pësuar asnjë person./Indeksonline/