18:06 / E Enjte, 08 Shkurt 2018

Evropa Juglindore ballafaqohet me mosdeklarimet e pagës dhe tregtisë

Me mbështetjen e Balkan Trust for Democracy (BTD) dhe Central European Initiative (CEI), Qendra për Hulumtime dhe Politikbërje (CRPM) nga Maqedonia, në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria dhe me Institutin Demokraci Për Zhvillim (D4D) nga Kosova, dje ka organizuar forumin rajonal rreth ekonomisë së fshehur.

Ngjarja kishte për qëllim që të bashkojë hulumtues, dhe politikbërës të rajonit, që të diskutojnë rreth trendeve të fundit të ekonomisë së fshehur, dhe transformimin e gjetjeve në politika.

Në të njejtën kohë është prezentuar një studim krahasues mbi ekonominë e fshehur, që analizon përhapjen dhe trendet e aktiviteteve të ekonomisë së fshehur në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.

Rezultatet tregojnë që shtetet e Evropës Juglindore ballafaqohen me probleme të ngjajshme, siç janë mosdeklarimet e pagës dhe tregtisë, që orientojnë në tregues të lartë të ekonomisë së fshehur.

Gjithashtu, rezultatet sygjerojnë që masat shtypëse të kombinohen me masa stimuluese në mënyrë që punëdhënësit të inkurajohen që të deklarojnë punëtorët dhe pagat e tyre të plota.

Ngjarja është hapur nga drejtoresha e Zyrës për të ardhura publike në Maqedoni, Sanja Lukarevska, e cila theksoi se inspektorët janë në terren në baza ditore, dhe qytetarët vazhdimisht raportojnë parregullsi; megjithatë, mos-lëshimi i faturave të rregullta fiskale dhe veprimet joligjore të kompanive, që janë të renditura veçanërisht mirë në komunitetin ekonomik, janë ende të pranishme.

Ajo tha se masat e specifikuara në studim do të merren seriozisht, dhe administrata do të rrisë inspektimet. Z. Çerkin Dukolli, zv. Ministër i Ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale në Kosovë, theksoi që punësimi informal nuk është thjeshtë mungesë e një akti juridik siç është kontrata e punës, por është cenim direkt i të drejtave të punëtorit dhe që Qeveria ka vendosur prioritet në punën e vetë luftimin e ekonomisë jo formale duke përfshirë edhe luftimin e punësimit jo formal.

Hulumtuesja kryesore, Ana Mickovska Raleva, tha se në krahasim me vitin 2014, Republika e Maqedonisë ka pasur një stagnim në indeksin e ekonomisë së fshehur me vlerë 3.4, por qëndron mirë krahasuar me shtete e tjera, duke përmendur se në Kosovë vlera është 6 dhe Shqipëri 4.

Ndërsa Gersi Gashi, nga Instituti Demokracia për Zhvillim theksoi që nevojitet një sistem monitorues i zhvilluar me indekse të ekonomisë së fshehur që do të mundësonte trajtimin ekspeditiv të rasteve, dhe po ashtu të thellonte bashkëpunimin ndër-institucional, që është kyç, në luftimin e ekonomisë së fshehur.

Një nga ekspertët më të njohur të kësaj fushe Josip Franjic, tha se përvoja kroate tregon se pas hyrjes së Kroacisë në BE, problemi kryesor mbetet mosbesimi i qytetarëve kroatë se pagimi i tatimeve do të rezultojë që fondet e grumbulluara në të gjithë shumën do të shpenzohen për nevojat e shtetit dhe të qytetarëve.

Forumi poashtu ndau edhe eksperiencat nga Kosova dhe Shqipëria në atë se si merren institucionet e këtyre shteteve me evazionin fiskal.