17:01 / E Enjte, 12 Korrik 2018

Fabregas i gëzohet shkarkimit të Contes! (Foto)

Antonio Conte është shkarkuar nga klubi i Chelseat.

Trajneri italian nuk do ta menaxhoj skuadrën e Bluve të Londrës, pasi është larguar nga këta të fundit, shkruan IndeksOnline.

Duket se këtij lajmi iu është gëzuar tejë mase mesfushori, Cesc Fabregas.

Ai ia ka bërë “like” një tifozi i cili i gëzohet largimit të Contes.

Megjithatë, ylli spanjoll ka reaguar menjëherë duke thënë se e ke shtypur gabimisht.

“Shtypur gabimisht. Më vjen keq”, ka shkruar Fabregas në rrjetet sociale.

Në anën tjetër, gazetarët afër Chelseas thonë se shkarkimi i Contes ishte për shumë arsye. Më e rëndësishmja ishte se shumë futbollistë nuk e dëshironin teknikun italian./IndeksOnline/