13:14 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Facebook e di kur po ndaheni nga partneri

Ndoshta është e çuditshme, por megjithatë rrjeti social “Facebook” me një mënyrë e parashikon sjelljen para një ndarjeje të partnerit.

Kështu, rreth një javë para se marrëdhënia të mbarojë, përdoruesi fillon të komunikojë më aktivisht me miqtë dhe familjen.

Gjithashtu ai e rrit shkëmbimin e mesazheve dhe dhënien e komenteve në publik.

Në ditën e ndarjes numri i bashkëveprimeve me përdoruesit e tjerë rritet me 225%, pra  kjo është mbështetja e miqve dhe të afërmëve që e dinë se ku po shkon lidhja juaj./Indeksonline/