18:39 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Facebook fshin të gjitha fotografitë e ngarkuara me telefon, ky folder nuk ekziston më

Rrjetet sociale shumë shpesh bëjnë ndryshime.

Por këtë herë, rrjeti më i përdorur në botë, Facebook ka ndryshuar diçka krejtësisht të pakuptimtë.

Në fakt, Facebook ka dy ditë që ka zhdukur polderin ‘Mobile Uploads’ apo thënë qartë vendin ku fotografitë ngarkohen nga telefonat e mençur, shkruan Indeksonline.

Nëse kërkon në profilin tënd apo të dikujt tjetër për fotografitë që janë ngarkuar përmes telefonit atëherë e kupton se ky polder tashmë nuk ekziston. Nuk dihet se pse Facebook ka bërë një fshirje të tillë por që sigurisht nuk është aspak në rregull./Indeksonline/