09:29 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Facebook i “shtrëngon” mediat edhe me këtë masë të re ndaj tyre

Mark Zuckerberg vazhdon të ndërmarrë masa ndaj mediave me kompaninë e tij gjigante, Facebook. Kësaj radhe Zuckerberg ka njoftuar se ka filluar të përdor anketa për të vlerësuar kompanitë mediale për lajmet e vërtetë ndaj të cilave do të përdore rezultate besimi.

“Mediat sociale u mundësojnë njerëzve të përhapin informacionin më shpejt se kurrë më parë. Ka shumë senzacion, dezinformim dhe polarizim në botë sot. Nëse nuk i trajtojmë këto probleme në mënyrë specifike, atëherë ne përfundojmë duke i amplifikuar ato” thuhet në njoftimin e Zuckerberg.

Në bazë të këtij programi, kompanive të besueshme Facebook do të iu mundësoi shpërndarje më të madhe të lajmeve, ndërsa do ua ulë aktivitetin mediave që kanë pak besim./Indeksonline/

Temat: