22:54 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Falimentoi tre vite më parë, tani afër rikthimit në Serie A (Foto)

Parma është një nga klubet më të lavdishme në Serie A, ku ka krijuar shumë legjenda të futbollit, si Crespo, Buffon etj.

Mirëpo në vitin 2015 klubi u shua për shkak të problemeve financiare që kishte.

Parma u krijua përseri, duke filluar nga zero dhe garat fillimisht i zhvilloi në Serie D, ligën më të ulët të futbollit professional në Itali.

Mirëpo skuadra legjendare u rikthye, duke  u ngjitur çdo vit në një nivel më lartë.

Këtë sezon ata bëjnë gara në Serie B dhe janë pretendent kryesorë për tu rikthyer në Serie A.

Ata pas 20 xhirosh janë në pozitën e katër me 32 pikë, katër më pak se Palermo që është në vendin e parë.

Kujtojmë se kapiteni i skuadrës, Alessandro Lucarelli nuk është larguar nga Parma edhe ku kanë bërë gara në Serie D, madje duke luajtur edhe pa pagë. /IndeksOnline/